Mbrojtësi i Barcelonës shpreson të luajë në “El Clasico”

Futboll

Mbrojtësi i Barcelonës shpreson të luajë në “El Clasico”

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:12
Mbrojtësi i Barcelonës shpreson të luajë në “El Clasico”

Gerard Pique pret që të jetë i gatshëm për Barcelonën para" El Clasicos" me Real Madridin që do të luhet javën e ardhshme.

Pique, që ka qenë jashtë fushave që nga problemi që kishte në gju dhe thotë se është duke punuar shumë që të jetë në fushë.

“Unë do të përpiqem të luaj kundër Real Madridit. Do të shohim ditë për ditë”, tha Pique.

“Do të përpiqem të kthehem sa më parë”.

Derisa Barcelona ka shpresa për rikthimin e Pique, Reali ka humbur Sergio Ramosin.

Ai do të mungojë së paku katër javë dhe do të humbasë sfidat me Barçën dhe në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat