Rikthehet nga dëmtimi i gjatë por rrezikon pezullimin

Futboll

Rikthehet nga dëmtimi i gjatë por rrezikon pezullimin

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:15
Rikthehet nga dëmtimi i gjatë por rrezikon pezullimin

Drejtuesit e Juventusit nuk janë zgjuar me lajme të mira mëngjesin e sotëm, ku në mediat italiane 3 futbollistë kuqezinjë kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Mekeni organizoi një festë në shtëpinë e tij, ku ndër të tjerë të pranishëm ishin edhe dy shokët e tij të skuadrës, Artur dhe Paulo Dibala. Kjo bie ndesh me rregullat anti-covid, duke bërë që lojtarët të tërheqin vëmendjen negativisht në Itali.

Drejtuesit e klubit bardhezi kanë menduar të gjobisin tre futbollistët e tyre, por ky me shumë mundësi nuk ka për të qenë i vetmi dënim. Andrea Anjeli mund të vendosë të pezullojë lojtarët e tij për derbin kundër Torinos. Një vendim i tillë nuk do të ishte aspak i bukur për Dibalën, i cili sapo la pas dëmtimin e gjatë, nuk do e mirëpriste një pezullim nga klubi.

Megjithatë gabimi është gabim dhe këtë argjentinasi e di mirë. Dibala ka marrë përsipër përgjegjësitë për veprimin e tij dhe falë një postimi në rrjetin e tij social në “Instagram” kërkon falje për shkeljen e rregullave të Covid, por nga ana tjetër mohon të ketë ndodhur një festë në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës.

“E di që në një moment kaq të vështirë në botë prej Covid-it do të kishte qenë më mirë të mos bëja gabime, por gabova të qëndroja jashtë për darkë. Nuk ishte një festë, por gjithsesi bëra një gabim dhe kërkoj falje”, komunikon Paolo Dibala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat