​Juventus synon transferimin e Milik

Futboll

​Juventus synon transferimin e Milik

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:00
Arkadiusz Milik

Gjiganti italian i gatshëm që të transferojë sulmuesin polak.

Juventus po synon që të transferojë Arkadiusz Milik gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, raporton “l’Equipe”.

Sulmuesi polak, momentalisht është në huazim tek Marseille nga Napoli. Në janar, Napoli shfrytëzoi opsionin që ta vazhdojë kontratën e Milik deri në vitin 2022, vetëm që ai t’i bashkohet Marseille në formë huazimi për 18-të muaj me të drejtë blerjeje.

Sidoqoftë, raportohet se në kontratën aktuale të Milik ekziston një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh, që do të thotë se Marseille e ka të detyruar të pranojë çdo ofertë në vlerën prej 12 milionë eurosh, çmim ky që Juventusi mund lehtë ta përballojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat