Adriatik Kelmendi, trajnerit të Kosovës: Ec! Menjëherë dorëheqje ose shkarkim

Futboll

Adriatik Kelmendi, trajnerit të Kosovës: Ec! Menjëherë dorëheqje ose shkarkim

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:21
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës në futboll Bernard Challandes.

Ai ka thënë se Challandes duhet të shkarkohet pas deklaratës se “duhet të jesh i çmendur të mendosh që Kosova ta mund Spanjën”, përcjell Bota sot.

Sipas Kelmendit, trajneri duhet të jetë motivuesi më i madh i lojtarëve.

Postimi i Kelmendit në Facebook:

Tash e kuptova që ky trajneri i Kosovës paska thënë diçka në stilin duhesh të jesh i çmendur të mendosh që Kosova ta mund Spanjën.

Pas kësaj deklarate menjëherë dorëheqje ose shkarkim.

Paramendojeni dikush t’i thoshte Dua Lipës e Rita Orës jeni të Kosovës e po doni të kryesoni top listën e Britanisë. Ato jo vetëm të Britanisë, por të botës mbarë.

Trajneri duhet të jetë motivuesi dhe besimtari më i madh i lojtarëve! Ky krejt contra!

Ec!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat