Gazeta zvicerane shkruan shkruan për Shaqirin

Futboll

Gazeta zvicerane shkruan shkruan për Shaqirin

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:21
Gazeta zvicerane shkruan shkruan për Shaqirin

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit të verës, pasi duket se nuk ka më vend në këtë klub.

Anëosri shqiptar tregoi formë shumë të mirë me Zvicrën duke zhvilluar tri ndeshje javën që shkoi.

Shaqiri shënoi golin e fitores në ndeshjen Zvicër – Lituani (1-0, ndërsa në ndeshjen me Finlandën mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Edhe përkundër kësaj mediat angleze e zvicerane besojnë që Shaqiri do të largohet nga Liverpooli.

‘The Athletic’ shkruan se Shaqiri është në listën e të larguarve së bashku me emra si Divock Origi, Marko Grujic, Harry Wilson, Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn. Lajmi është konfirmuar edhe nga Blick.

Shaqiri ka 12 paraqitje me Liverpoolin, ku ka dhënë dy asistime, ndërsa çmimi i tij është 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat