Griezmanni u bë lojtari i parë në historinë e ekipit kombëtar të Francës...

Futboll

Griezmanni u bë lojtari i parë në historinë e ekipit kombëtar të Francës...

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:37
Griezmanni u bë lojtari i parë në historinë e ekipit kombëtar të Francës...

Sipas L’Equipe, sulmuesi i Barcelona-s dhe Kombëtares se Francës, Antoine Griezmann-i, ka një regjim të mirë me gjumin dhe punon çdo ditë me një fizioterapist për të qenë sa më në formë.

Të dielën, Griezmann-i u bë lojtari i parë në historinë e ekipit kombëtar të Francës që luajti 45 ndeshje radhazi për Les Bleus. Rekordi i lojtarit të Barcelona-s nuk është rastësi.

Ai ka humbur vetëm tetë ndeshje që nga 2009, me Real Sociedad-in, Altetico Madrid-in, Barcelona-n dhe ekipin kombëtar.

Griezmann-i ka pësuar vetëm tre dëmtime të muskujve gjatë karrierës së tij. Dy në kuadriceps dhe dëmtimi i fundit ishte në 2017, në ndeshjen që Atletico luajti kundër Chelsea-t.

Një nga çelësat e suksesit të Griezmann-it është që ka një fizioterapist që punon çdo ditë me të. Ai vazhdimisht forcon pjesën e sipërme të trupit për të arritur një ekuiliber me pjesën e poshtme, në mënyrë që të parandalojë dëmtimet që ndodhin me kalimin e viteve.

Clement Gautreau ka punuar me Griezmann-in që nga Euro 2016, ku përveç si fizioterapist ka qenë edhe këshilltari i mënyrës së të ushqyerit për sulmuesin, transmeton albanianpost.

Gjithashtu ai ndjek regjim gjumi të rregullt. Të gjitha këto zakone e kanë çuar atë të jetë jashtëzakonisht i qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit, duke e ndihmuar atë të arrijë rekordin e tij të fundit me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat