Kriza e lëndimeve te Milani vazhdon

Futboll

Kriza e lëndimeve te Milani vazhdon

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:51
Kriza e lëndimeve te Milani vazhdon

Kriza e lëndimeve te Milani vazhdon.

Në sfidën me Sampdorian, pritet të mungojnë pesë lojtar.

Mario Mandzukic, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria tashmë janë jashtë për atë ndeshje, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Rafael Leao pritet të mungojë në këtë sfidë për shkak të problemeve muskulore.

Brahim Diaz ka probleme fizike dhe ai do të vlerësohet gjatë ditës së premte për të parë nëse mund të luajë të shtunën në sfidën që starton nga ora 12:30.

Lajmi i mirë është rikthimi Ante Rebic, ai është rikuperua nga lëndimi derisa suspendimi prej dy ndeshjeve ishte reduktuar në një dhe tani është i lirë për të luajtur sërish.

Me të në sulm pritet të startojë Zlatan Ibrahimoviç, i gatshëm 100% për lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat