Chelsea do të tentojë të prishë planet e Barcelonës

Futboll

Chelsea do të tentojë të prishë planet e Barcelonës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:07
Georginio Wijnaldum

Chelsea do të tentojë të prishë planet e Barcelonës për të firmosur me mesfushorin e Liverpulit, Georginio Wijnaldum, këtë verë.

Mesfushori holandez, në skadencë kontrate në “Anfield Road”, është i preferuari i Ronald Koeman, i cili dëshiron ta ketë në skuadrën e Barçës.

Por, për shërbimet e 30-vjeçarit, i cili nuk ka pranuar ofertën e “Reds”-ave për të rinovuar bërë në fund të vitit të shkuar interesohet edhe PSG-ja dhe Juventusi me Interin në Itali. Sipas “Marca”, tani në garë ka hyrë edhe Chelsea.

Siç transmeton Panorama, Jurgen Klopp nuk dëshiron që ta humbasë mesfushorin e tij dhe i ka kërkuar klubit që të bëjë çmos për të firmosur një kontratë të re, por bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve janë ndërprerë që në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat