Rashica e kryen testin për COVID-19, dalin rezultatet

Futboll

Rashica e kryen testin për COVID-19, dalin rezultatet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:57
Rashica e kryen testin për COVID-19, dalin rezultatet

Mesfushori-sulmuesi i Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, e ka kryer testin për virusin COVID-19 me t’u kthyer në Gjermani pas tubimit me Kosovën për ndeshjet e muajit mars.

Rashica ishte pjesë e “Dardaneve” për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë (4-0), Suedisë (0-3) dhe kundër Spanjës (3-1),

Rezultati i testit doli negativ ashtu sikurse edhe i futbollistëve të tjerë të Werderit që kanë qenë të tubuar me Kombëtaret e tyre.

“Të gjitha testet për lojtarët që luajtën me kombëtaret e tyre kanë ndalë negativ. Të gjithë janë në stërvitje”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt, për faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat