Sportisti largohet nga Kosova, vazhdon në Gjermani

Futboll

Sportisti largohet nga Kosova, vazhdon në Gjermani

Nga: K.G. Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:16
Sportisti largohet nga Kosova, vazhdon në Gjermani

Disa sportist të Kosovës po shtegtojnë në shtetet e ndryshme të Evropës, për një jetë më të mirë. 

Shpëtim Musa largohet nga klubi i futsallit Drenica dhe do të vazhdojë në Gjermani.  

“Kapiteni vazhdon rrugëtimin e tij jetësor në Gjermani.

Pas 5 viteve pjesë e ekipit te Drenica Futsal dhe njeherit kapiten i kësaj skuadre Shpëtim Musa do te vazhdoj jetën në

Gjermani, ku do të bashkohet me familjen e tij.

Shpëtim Musa për ne veç se një kapiten i shkëlqyer ishte edhe një djalë shumë punëtor dhe i përkushtuar në skuadër.

Shpëtimi barti fanellën e Drenicës që nga hapat e parë të këtij klubi duke kontribuar që të futemi në Superligën e Kosovës  dhe përfaqësimin e saj sa më të mirë në rangun më të lartë të garave në futsal, ku Drenica në çdo sezon ishte pretendente për Play-off dhe pozicionohej në vendet 5-6 në tabelë.

Ne e falënderojmë për çdo djers qe ka derdhur për klubin e Drenicës dhe kështu i dëshirojmë rrugë dhe jetë të mbarë për në mërgim”, ka shkruar në faqen e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat