James: Reali bllokoi kalimin tim tek Atletico

Futboll

James: Reali bllokoi kalimin tim tek Atletico

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:35
James: Reali bllokoi kalimin tim tek Atletico

James Rodriguez ka zbuluar se ishte afër bashkimit me Atletico Madrid, nga rivalët e Realit, vitin e kaluar, para se të transferohej përfundimisht tek Evertoni. Sulmuesi kolumbian u transferua në “Goodison Park”, pasi doli nga planet e Zinedine Zidane.

Sidoqoftë, në një fazë dukej sikur ishte në rrugën e kalimit të “rojiblancos”, derisa të bardhët e bllokuan marrëveshjen.

“Ishte gati një punë e mbaruar për të shkuar tek Atletico. Unë fola me Simeone, i cili më tha se mund të isha i rëndësishëm për planet e tij. Sidoqoftë, Reali nuk më la të shkoja atje, – tha 29-vjeçari për ESPN.

Presidenti Florentino Perez e dinte se me Zidane nuk do të luaja shumë. Ishte një vit i keq, doja të vija tek Evertoni për të luajtur dhe për të treguar se çfarë mund të bëj. Do ta them me gjithë sinqeritetin e mundshëm se po të mos ishte Ancelotti këtu, nuk do të kisha ardhur. Fakti që Carlo është këtu ishte thelbësor për mua, prej tij po mësoj çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat