Dukagjini fiton derbin me Lirinë, merr kreun 

Futboll

Dukagjini fiton derbin me Lirinë, merr kreun 

Nga: K.G. Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:06
Dukagjini fiton derbin me Lirinë, merr kreun 

Dukagjini nga Klina ka fituar me rezultat 3:1 derbin e javës, kundër Lirisë nga Prizreni.

Tre pikë që peshojnë shumë për dukagjinasit, që synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Djelmoshat e trajnerit Armend Dallku dhanë maksimumin dhe fituan tre pikë domethënëse. 

Pas javës së 21-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, Dukagjini kryeson me 43 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Malisheva, që zë vendin e dytë me 42, dhe Liria renditet në pozitën e gjashtë me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat