Pioli: Ranieri më ka ndihmuar

Futboll

Pioli: Ranieri më ka ndihmuar

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:08
Pioli: Ranieri më ka ndihmuar

Pas pauzës së kombëtareve, tashmë skuadrat rikthehen në fushë, ku do të luajnë për ndeshjet e mbetura të kampionatit. Milani pret ditën e nesërme në shtëpi Sampdorian. Në prag të kësaj sfidë, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i kuqezinjve, Strafano Pioli. Ky i fundit është shprehur se tashmë është shprehur se tani është momenti më i rëndësishëm i sezonit, duke thënë se skuadra duhet të japë gjithçka në këto 10 ndeshje.

“Unë jam i lumtur që më në fund tifozët mund të më dëgjojnë në konferencë para ndeshjes. Tani është momenti vendimtar i sezonit. Fal gjithçkaje që kemi bërë, tani jemi këtu. Të gjitha do të jenë ndeshje të vështira dhe duhet të bëjmë maksimumin.

Nëse do të kisha mundësi, do i jepja pushim të gjithë lojtarëve që luajtën me kombëtaret. Lojtarët që janë kthyer nga kombëtaret janë në gjendje të mirë, përveç Brahim Diaz, i cili ka pasur një problem dhe do e vlerësojmë sot. Ne besojmë shumë në atë që po bëjmë dhe duhet të vazhdojmë kështu deri ne fund. 30 pikë janë shumë dhe lufta do të jetë e vështirë. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Ranieri është një trajner i madh , unë kam respekt të veçantë për të, pasi më ka dhënë shumë, në rrugën time si trajner.

Rinovimet? Kur fola për qetësi, këtë po e shikoja edhe në sytë e Ibrës, Çalhanoglu dhe Donaruma. Ata janë të qetë dhe të përqendruar te skuadra. E dinë se gjithçka vendoset tani, nëse do kualifikohemi në Champions apo jo.

Unë mendoj se duhet të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. 75 pikë mund të mos jenë të mjaftueshme. Është e vështirë të bësh llogari tani. Ka skuadra që luftojnë për mbijetesë dhe asgjë nuk do të jetë e lehtë. Numra në ndeshjet në shtëpi nuk janë të mira. As nesërm nuk do e kemi skuadrën të plotë, pasi Leao, Kalabria, Manxukiç, Maldini dhe ndoshta edhe Brahim Diaz. Ibra? Ndihet mirë dhe është i lumtur. Ne duhet të kemi ritëm në lojë dhe të përpiqemi të jemi kompaktë kur nuk e kemi topin.

Sampdoria luan mirë me vertikalizimi. Duhet të jemi të vëmendshëm. E rëndësishme është që të lexojmë lojën e tyre, për të mos na krijuar vështirësi.”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat