Gjyqtari nga Drenasi propozon që stadiumi të emërohet Rasim Thaçi – Cima

Futboll

Gjyqtari nga Drenasi propozon që stadiumi të emërohet Rasim Thaçi – Cima

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:15
Gjyqtari nga Drenasi propozon që stadiumi të emërohet Rasim Thaçi – Cima

Javën e kaluar mbetëm pa legjendën e humorit dhe ish-futbollistin e shquar, Rasim Thaçi – Cima.

Përveç humorit të tij që ka disponuar një popull të tërë për dekada me radhë, Rasim Thaçi – Cima ka qenë edhe futbollist i shquar që ka luajtur për disa klube të ndryshme.

Për nder të tij dhe karrierës që ka pasur, gjyqtari nga Drenasi, Petrit Rama, i ka dërguar një propozim organeve kompetente të qytetit të Drenasit, që stadiumi sintetik i qytetit ta merr emrin Rasim Thaçi – Cima.

Kjo kërkesë i është dërguar kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, asambleistëve të Kuvendit Komunal, Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, dhe Komunitetit Sportiv. shkruan Gazeta Olle.

Kërkesa/propozimi:

Javen e kaluar mbetem pa Legjendën e humorit dhe ish Futbollistin e shquar Rasim Thaçi Cima!

Kam një propozim për Kryetarin e Komunës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, Asambleistët dhe Komunitetin Sportiv!

Kërkesën e dorzova edhe zyrtarisht në Komunë!

Kërkesë- Propozim

Për

Kryetarin e komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci

Asambleistëve të Kuvendit Komunal

Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport

Komunitetit Sportiv

Propozim për Kryetarin Lladrovci dhe Kuvendin Komunal të Drenasit që stadiumi sintetik i drenasit të emërtohet Rasim Thaçi Cima.

Rasim Thaçi Cima ishte futbollist i shquar dhe Legjendë e humorit, gjithashtu Cima është nga komuna e Drenasit, prandaj kërkoj nga ju të shqyrtoni propozim kërkesen time.

Sinqerisht Petrit Rama Gjyqtarë Futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat