Casemiro: Për Real Madridin, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme

Futboll

Casemiro: Për Real Madridin, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:18
Casemiro: Për Real Madridin, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është i sigurt që klubi i tij do të garojë për të dy titujt, njërin të La Ligas, dhe tjetrin të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i La Ligas, Real Madridi do të rikthehet të dielën në aksion kundër Eibarit, ku pozicionohen në vendin e tretë, me gjashtë pikë larg liderit Atletico Madrid, ku kanë mbetur vetëm edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar.

“Galaktikët” do të rikthehen këtë javë në garat evropiane, ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë ne, e dinë që mund ta bëjmë. Do të luftojmë deri në fund. E dimë që është shumë e vështirë, por do të luftojmë për të dy titujt”, tha Casemiro për “TVE”.

“Për Real Madridin, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ne jemi mësuar duke luajtur ndeshje të mëdha . Na pëlqejnë këto përballje. Fillimisht, duhet të mendojmë për Eibarin, pastaj për Ligën e Kampionëve, dhe në fund për ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës”, shtoi braziliani.

Këtë fundjavë, Real Madridi do të zhvillojë ndeshje kundër Eibarit në kuadër të La Ligas, ku më pas do të përballen në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, dhe pas këtij derbi do të kenë përballjen e “El Clasicos” kundër Barcelonës, me datën 10 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat