Më i miri

Futboll

Më i miri

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:27
Tuchel

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është zgjedhur trajneri i muajit mars në Premier Ligën angleze.

Që nga ardhja e tij në udhëheqje të “Bluve”, Tuchel ka pasur rezultate tejet të mira, përfshirë këtu fitoren kundër Liverpoolit, dhe eliminimin e gjigantit spanjoll Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve.

Në fillim të muajit mars, Chelsea mposhti si mysafir kampionin e Premier Ligës Liverpoolin, ku pas katër ditëve mposhtën Evertonin me rezultat 2:0. Barazimi i parë i Tuchel erdhi kundër Leeds United, ku “Blutë” u ndalën pa gola në “Elland Road”.

Në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit, Chelsea siguroi fitore 2:0 në “Stamford Bridge”, vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales.

Po ashtu, skuadra londineze triumfoi edhe në ndeshjen e fundit të muajit mars, kundër Sheffield United si mysafirë me rezultat 2:1.

Chelsea ka zhvilluar 14-të ndeshje në krye me Tuchel, ku ka regjistruar 10-të fitore, katër barazime dhe asnjë humbje, duke shënuar 17-të gola dhe duke pranuar vetëm dy sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat