Morina i shqetësuar – Arbëria me shumë lëndime përballë Dritës

Futboll

Morina i shqetësuar – Arbëria me shumë lëndime përballë Dritës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:57
Arbnor Morina

Nesër me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arbërisë dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Superligën e Kosovë në futboll.

Kjo ndeshje do të jetë interesante, pasi të dyja skuadrat luftojnë për tre pikë, me Arbërinë që tenton t’i ikë vijës së kuqe dhe Drita që lufton për titull.

Por, për të kuptuar më shumë se si Arbëria do t’i qaset Dritës, media ka biseduar me trajnerin e klubit nga Dobraja e Madhe, Arbnor Morinën.

Morina, fillimisht tha se janë në momentin më të keq, pasi lëndimet dhe kartonët ia kanë vështirësuar punët Arbërisë.

“Jemi dënuar me kartonë dhe disa lojtarë janë diskutabil të paraqiten si shkak i lëndimeve. Por, ne do të mundohemi të japim maksimumin”, tha fillimisht tekniku.

Ai gjithashtu tregoi se me ndihmën e stafit mjekësor do të vendoset edhe formacioni i Arbërisë nesër.

“Normalisht, ende nuk kemi vendosur se me kë do të startojmë për shkak të lëndimeve. Do të vendosim para ndeshjes së bashku me stafin mjekësor”, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat