Morina tregon opsionet

Futboll

Morina tregon opsionet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:06
Morina tregon opsionet

Të shtunën me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arbërisë dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovë në futboll.

Kjo ndeshje do të jetë interesante, pasi të dyja skuadrat luftojnë për tre pikë, me Arbërinë që tenton t’i ikë vijës së kuqe dhe Drita që lufton për titull.

Trajneri i skuadrës nga Dobraja ka folur para ksaj sfide duke folur për lëndimet dhe kartonët të cilët janë bërë një kundërshtar i madh i kësaj skuadre këtë edicion.

“Jemi dënuar me kartonë dhe disa lojtarë janë diskutabil të paraqiten si shkak i lëndimeve. Por, ne do të mundohemi të japim maksimumin”, tha fillimisht tekniku.

Ai gjithashtu tregoi se me ndihmën e stafit mjekësor do të vendoset edhe formacioni i Arbërisë nesër.

“Normalisht, ende nuk kemi vendosur se me kë do të startojmë për shkak të lëndimeve. Do të vendosim para ndeshjes së bashku me stafin mjekësor”, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat