Paredes i bën një ftesë yllit të Premier League: Do të ishte i mirëpritur

Futboll

Paredes i bën një ftesë yllit të Premier League: Do të ishte i mirëpritur

Më: 3 prill 2021 Në ora: 07:27
Leandro Paredes

Leandro Paredes, mesfushor i Paris Saint-Germain, ka folur për TycSports në lidhje me të ardhmen e tij dhe atë të Sergio Aguero-s, i cili do të largohet nga Manchester City në fundin e sezonit.

“Dua të qëndroj në Europë edhe për pak. Jam mirë dhe jam i lumtur, kam një kontratë të gjatë me PSG-në”, ka thënë argjentinasi.

Në lidhje me Aguero-n:

“Këtu te PSG na pëlqen të luajmë me më të mirët dhe Kun është një nga këta. Shpresoj që të zgjedhë atë që është më e mirë për të dhe nëse do të vijë te ne do të jetë i mirëpritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat