Ylli i Juventus nis kontaktet me Barçën, bardhezinjtë vendosin çmimin

Futboll

Ylli i Juventus nis kontaktet me Barçën, bardhezinjtë vendosin çmimin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:10
Adrien Rabiot

E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë larg Torino-s.

Sipas Mundo Deportivo-s, Juventus nuk e përjashton shitjen e mesfushorit francez në merkaton e verës.

Ish-ylli i PSG-së duket se ka nisur kontaktet me Barcelona-n nëpërmjet mamasë-menaxhere Veronique.

Sipas të përditshmes spanjolle, Juventus duket se është e gatshme të heqë dorë nga lojtari për një shifër të përafërt me 20 milionë euro.

Duke parë se lojtari është transferuar te bardhezinjtë me kosto zero në 2019-ën, për arkat e klubit torinez do të bëhej fjalë për një suficit të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat