Pirlo në “provën e zjarrit”, derbi e gjen me një “mal” problemesh

Futboll

Pirlo në “provën e zjarrit”, derbi e gjen me një “mal” problemesh

Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:38
Andrea Pirlo

Në një “ditë zjarri”, me të gjitha ndeshjet e javës së Serie A, që do të luhen në më pak se 12 orë, spikat derbi i “Mole”, midis Torinos dhe Juventusit. Në orën 18:00, në stadimin olimpik të Torinos, derbi vendos dy skuadrat përballë njëra-tjetrës, që kanë nevojë jetike për pikë, por për objektiva të ndryshëm.

Juventusi vjen nga ditë të komplikuara, të cilat filluan me humbjen në shtëpi kundër Benevento dhe vazhduan me pozitivitetin e Bonucci. Plus, masa disiplinore për McKennie, Arthur dhe Dybala për ahengun (festën) ku morën pjesë, në shkelje të rregullave anti Covid. Andrea Pirlo nuk ka as Demiral, të lënduar dhe të kthyer nga Turqia pozitiv me Covid-19.

Mbrojtja detyrohet të luajë me Chiellini përkrah De Ligt, Cuadrado dhe Alex Sandro në korsi. Danilo, duke pasur parasysh urgjencën, kthehet në mesfushë, ku do të bashkohet me Bentancur. Në pjesën e jashtme, Chiesa dhe Ramsey, ndërsa Rabiot me Kulusevski do ta fillojnë nga stoli. Torino e Davide Nicola mbështetet në çiftin sulmues të formuar nga Andrea Belotti dhe Sanabria, me Zaza gati të hidhet në lojë nga pankina.

Ja formacionet e mundshme:
Torino  (3-5-2): Sirigu; Izzo, Bremer, Buongiorno; Ansaldi, Lukic, Mandragora, Rincon, Murru; Sanabria, Belotti.
Juventusi (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Ramsey, Danilo, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat