Prapaskena

Futboll

Prapaskena

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:06
Prapaskena

Erling Haaland pritet të lërë Borussia Dortmund këtë verë dhe klube të mëdha interesohen për të siguruar shërbimet e tij. Raiola dhe babai i tij ditë më parë ishin në zyrat e Barcelonës dhe Real Madrid për të dëgjuar projektet dhe ofertat e tyre.

Nga Spanja zbulojnë një prapaskenë të bujshme. AS raporton se norvegjezi dëshiron të transferohet te Real Madrid. Klubi i bardhë është i preferuari i tij dhe ai e ka shprehur hapur këtë, me babain, që në takimin me drejtuesit e bardhë, e ka treguar qartë preferencën e Erling.

Nga aa tjetër Real Madrid nuk ka ndërmend të hyjë në ankand me shifra të frikshme për Haaland.

Perez nuk e mendon aspak të arrijë shifrën e 150 milionë eurove për të sepse ato para janë të rezervuara për dikë tjetër, Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat