Rikthehet futbolli italian, spikasin Torino-Juve dhe Bologna-Inter

Futboll

Rikthehet futbolli italian, spikasin Torino-Juve dhe Bologna-Inter

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:10
Rikthehet futbolli italian, spikasin Torino-Juve dhe Bologna-Inter

Do të jetë një shtunë magjike dhe jo si gjithë të tjerat kjo e sotmja në ekranin e Supersport. Pas pauzës së kombëtare futbolli i madh europian vjen në Digitalb me disa supersfida nga kampionatet më të rëndësishme.

Seria A rinis me javën e 29-të, dhe vëmendja e madhe do të jetë padiskutim te derbi i Torinos që do të luhet në orën 18:00 mes Torinos dhe Juventusit. Bardhezinjtë janë të dënuar të fitojnë në këtë sfidë përballë ekipit Granata që është në garë për mbijetesën, pasi 10 pikë diferencë me Interin në 11 ndeshje të mbetura janë shumë dhe në rast të një tjetër rezultati negativ, fitimi i titullit të 10-të radhazi do të kthehej në një mision të pamundur për Juven.

Pikërisht zikaltrit do të zbresin në fushë në orën 20:45 në transfertën e Dall’ Aras përballë Bolognas së Mihajlovic që aktualisht noton në ujra të qeta dhe për momentin nuk luan për asgjë. Pa Perisic dhe Kolarov por me Handanovic, De Vrij, Vecino, D’Ambrosio e Vidal të rikthyer dhe të gatshëm për të luajtur, Interi është dukshëm i avantazhuar përballë një Bologne që ka disa mungesa.

Nga java e 29-të e Serie A në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidat Atalanta-Udinese, Lazio-Spezia dhe Napoli-Crotone që do të zhvillohen në orën 15:00 me tre skuadrat vendase që janë favorite pasi synojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Java e 29-të e Serie A do të luhet e gjitha sot, pasi të dielën nuk ka ndeshje në Itali pasi festohen pashkët Katolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat