Vllaznia-Partizani ngjason me një finale të vogël

Futboll

Vllaznia-Partizani ngjason me një finale të vogël

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:11
Vllaznia-Partizani ngjason me një finale të vogël

Vllaznia-Partizani ngjason me një finale të vogël, në fund nuk do të vendoset titulli kampion, por është e sigurt që ekipi qe fiton do të ketë një bonus të madh moral në garën për trofeun.

Përpara se të ndërpritej kampionati shkodranët rigjetën suksesin në kampionat, diçka që u mungonte prej 5 ndeshjesh dhe duket se ajo fitore që i ridha edhe kreun e renditjes Vllaznis Vllaznisë ka bërë që optimzmi të shtohet ndjeshëm për më tepër që gjatë javës u zgjidh për momentin çështja e borxhit ndaj tatimeve dhe kuqeblutë mund të luajnë në Europë nëse sportivisht i’a dalin ta sigurojnë pjesëmarrjen aty.

Mungesa më e rëndësishme është ajo e kapitenit Erdenis Gurishta që ka plotësuar numrin e kartonëve. Gjithsesi trajneri Thomas Brdaric mund të mbështetet tek Arsid Kruja që e ka bërë shpesh herë rolin e mbrojtësit të djathtë,ndërsa një armë më tepër është entuziazmi i Hoxhajt që rigjeti rrjetën pas dy muajsh.

Në spondën tjetër është Partizani, që në renditje ka 2 pikë më pak se Vllaznia dhe do të kërkojë që me fitoren e parë sezonale kundër shkodranëve t’i parakalojë ata në klasifikimin e Kategorisë Superiore.

Demat kanë fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit dhe janë eliminuar nga Kupa duke e kthyer vëmendjen tërësisht tek kampionati.

Ilir Daja nuk ka shqetësime përsa i përket gjëndjes se lojtarëve, teksa një lajm pozitiv ka ardhur edhe nga ndeshjet e përfaqësueseve duke qënë që Ferhan Hasani u aktivizua me Maqedoninë e Veriut kundër Lihtenshteinit dhe do të jetë tashmë i gatshëm edhe për të kuqtë. Në fitoren e fundit të Partizanit në Shkodër në tetor të 2019-ës shënonin Cordeiro, Çinari e Asani, të 3-të po kalojnë një formë të mirë dhe pritet të jenë në fushë. Pritet një sfidë me shumë emocione duke qënë se si Brdaric po ashtu edhe Daja janë trajnerë që e vlerësojnë lojën tërheqëse dhe në këtë mënyrë duket se nuk ka se si Vllaznia-Partizani të jetë një takim i mërzitshëm.

Teuta-Laçi është një nga përballjet më të forta të këtij edicioni në Kategorinë Superiore. Dy skuadra që luftojnë për çdo cm tokë, nuk hapin rrugë dhe kanë një synim madhor. “Djemtë e Detit” duan titullin kampion që u mungon nga viti 1994 dhe po atë titull kampion ëndërrojnë laçianët që asnjëherë nuk e kanë shijuar në historinë e tyre. Një duel mjaft i luftuar pritet të zhvillohet këtë të shtunë në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

Teuta vjen nga 3 barazime radhazi në kampionat dhe ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit. Martini ka një ekip me shumë karakter që nuk pranon të humbasë, jo më kot është skuadra me më pak humbje në Superiore, vetëm 2, por që vijon të vuajë në finalizimin e aksioneve.

Tekniku shkodran nuk ka probleme mungesash për këtë duel. Durrsakët nuk e mposhtin Laçin prej 6 takimesh ku në 4 nga këto 6 ndeshje janë dorëzuar dhe do të kërkojnë ta thyejnë këtë trend negativ. Ndërkohë kurbinasit në ndeshjen e fundit përpara pauzës së përfaqësueseve u mposhtën ndaj Tiranës. Përpara humbjes kundër bardhebluve Laçi kishte rregjistruar 8 fitore dhe 3 barazime në 11 ndeshje duke përfshirë edhe Kupën. Ecuria ka qënë mjaft pozitive teksa mbetet për t’u parë sa ndikim do ketë humbja ndaj kampionëve në fuqi.

Trajneri Shpetim Duro si rrallë herë në këtë sezon e ka të plotë flotën sulmuese me Nwabuezen, Mazrekajn, Xhixhën e Harmon të gjithë të gatshëm, zgjedhjen e vështirë do ta ketë tekniku 61-vjeçar. Në këtë sezon bardhezinjtë kanë barzuar 1 takim dhe fituar tjetrin kundër Teutës, për momentin Laçi i vendit të 2-të ka vetëm 1 pikë më shumë se Teuta e pozicionit numër 4. Një sfidë shumë e fortë do të zhvillohet pasditen e së shtunës në qytetin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat