Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida interesante

Futboll

Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida interesante

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:12
Arsenal-Liverpool dhe Leipzig-Bayern sfida interesante

Në këtë të shtunë në ekranin e Supersport nuk mungon as futbolli anglez.

Në orën 18:30 Manchester City që tashmë ka vendosur njërën dorë tek titulli do të sfidojë në transfertë Leicester City që është në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Por rëndësinë më të madhe nuk e ka dueli i King Power Stadium por ndeshja e mbrëmjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit që do të luhet në Emirates Stadium.

Misioni Champions për The Reds kalon pikërisht nga ky duel. Skuadrës së Klopp nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores përballë një Arsenali që e ka marë disi veten pas fillimit të dobët që i bëri sezoni, por aktualisht është jashtë çdo objektivi sezonal.

Në Gjermani sot në orën 18:30 luhet dueli i titullit mes Leipzig dhe Bayern Munich, sfidë që do të keni mundësi ta ndiqni në Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Me një fitore skuadra e Flick do ta thellonte në 7 pikë avantazhin ndaj ndjekëses më të afërt që është pikërisht Leipzigu. Skuadra e Nagelsmann nuk ka rrugë tjetër përveç fitores nëse dëshiron të luftojë deri në fund për të shkurorëzuar Bayernin.

Në fushë në këtë të shtunë do të jetë dhe Reali i Madridit që do të sfidojë Eibarin me objektivin për të marrë tre pikët e radhës, ndërkohë që në Francë në orën 17:00 luhet përballja e drejtpërdrejtë për titullin mes Paris Saint Germain dhe Lille, ndërkohë që në mbrëmje do të keni mundësi të ndiqni takimin Lens-Lyon me miqtë që janë të avantazhuar për të marrë 3 pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat