Një tjetër talent shqiptar që merr jehonën në Greqi

Futboll

Një tjetër talent shqiptar që merr jehonën në Greqi

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:22
Një tjetër talent shqiptar që merr jehonën në Greqi

Një tjetër talent shqiptar që merr jehonën në Greqi, Aleksandër Robi firmos te Panathinaikos!

Një tjetër talent shqiptar ka bërë jehonë në mediat greke. Këtë herë nuk flitet për Mitajn, Bullarin apo Andrea Ndojin. Aleksandër Robi ka firmosur kontratën e parë profesioniste dhe firma është hedhur te ekipi A i Panathianikosit.

Në ekipin e njohur grek, Robi do të jetë pjesë deri në 2024 dhe kjo tregon qartësisht besimin e drejtuesëve të klubit për lojtarin që ishte pjesë e moshave U-17 dhe U-19.

Ky futbollist luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, por njëkohësisht duke u përdorur edhe si mesfushor shkatërrues.

Drejtori teknik Pierre Dreossi e ka thirrur menjëherë për të firmosur kontratën profesioniste, duke e lumturuar djaloshin e datëlindjes 2002. Sa i përket pjesës së Kombëtares, Aleksandër Robi është i kontaktuar nga ana e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat