Guardiola nuk komenton Haalandin

Futboll

Guardiola nuk komenton Haalandin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:49
Guardiola nuk komenton Haalandin

Erling Haland është një emër që tashmë qarkullon në të gjithë klubet më të rëndësishme të Europës, të cilat duan ta kenë norvegjezin me patjetër në organikën e tyre. Ndaj, pa pritur merkaton kanë nisur bisedimet e para me njerëzit që rrethojnë futbollistin.

Një nga klubet më të interesuara për sulmuesin është edhe Mançester Siti. Megjithatë, trajneri Pep Guardiola shpjegon se nuk kërkon të komentojë për një lojtar të një tjetër ekipi, ndërsa shton se në këto dy muaj që kanë mbetur lojtarët e tij aktualë meritojnë vëmendjen maksimale.

“Shpresoj të më kuptoni nëse nuk dua të flas për lojtarë që militojnë në skuadra të tjera. Nuk do ishte korrekte për Borusia Dortmund dhe Haland. Nuk është absolutisht diçka që më përket mua. Lojtarë aktualë meritojnë të gjithë vëmendjen për dy muajt e mbetur.

Duhet të flas për lojtarë të tjerë kur jemi në dy muaj deçizivë?

Nëse do isha lojtar dhe trajneri im do të fliste për futbollistë të tjerë, do të mendoja po çfarë dreqin po flet ky. Në këtë moment kemi gjëra të rëndësishme për të bërë, në pesë vite këtu nuk ia kam lejuar vetes të flas për lojtarë të tjerë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat