Conte: Nuk dua fjalë

Futboll

Conte: Nuk dua fjalë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:54
Conte: Nuk dua fjalë

Të gjithë interistët në gatishmëri, përveç D’Ambrozios ende pozitiv.

Megjithatë, të shumta janë vlerësimet që duhen bërë prej Antonio Contes: nga gjendja e lojtarëve që kanë rezultuar negativë, (Handanoviç, De Vraj dhe Vesino), tek e atyre që janë rikthyer mes ditës së mërkurë dhe të enjte nga kombëtaret. Pasi, deri tani trajneri ka mundur të punojë me rangje të kufizuara, fillimisht me rastet me COVID e më pas me largimin drejt përfaqësueseve të 10 elementëve, duke mos pasur mundësi të përgatisë ndeshjen e sotme me Bolonjën me skuadrën e kompletuar: “Rinisja është gjithmonë e ndërlikuar, koha nuk kemi pasur shumë, por po përgatitemi.

Si ndihen Handanoviç dhe elementët e tjerë negativë? Disa pasoja mund të kenë, por ndihen mirë. Gabimi që nuk duhet bërë tani është të flitet! Heshtje, kokën ulur dhe punë. Presioni? Për një skuadër si Interi është diçka normale”.

Tri ndeshje në nëntë ditë, si ndihet skuadra?

Do të jetë e rëndësishme të riniset në mënyrën e duhur. Me siguri duhet treguar shumë kujdes, do të kemi përballë një skuadër të mirë të drejtuar nga një trajner i zoti. Bolonja bën një futboll agresiv. Nuk ka shumë kohë, por po përpiqemi ta përgatisim mirë ndeshjen.

Cili gabim duhet evituar nga këtu e deri në fund për të përfunduar këtë projekt fitues?

Të flitet shumë, ky do të ishte gabimi më i madh. Tani duhet të heshtim dhe të punojmë.

Janë përhapur sërish rastet me COVID, ju së pari dini diçka. Tani vatra në kombëtare, sipas jush futbolli ka bërë gjithçka të mundur për ta përballuar më mirë këtë situatë?

Është e vështirë të merren konsiderata. E dimë shumë mirë që COVID-i po qarkullon prej një viti, po na masakron e kështu bota e futbollit ka vendosur të bashkëjetojë me këtë situatë. Urimi është që çështja të zgjidhet shpejt duke injektuar vaksinën.

Interi që ka regjistruar këtë seri fitoresh ka reduktuar rrotacionin, tani luhen tri ndeshje në kohë të shkurtër. A është rasti për të parë një rrotacion më të madh?

Kam resurse në duar dhe përpiqem t’i shfrytëzoj më së miri me zgjedhjet dhe ekuilibrin e duhur. Herë më japin të drejtë e herë jo. Stërvit gjithë lojtarët për t’i bërë të zbresin në fushë, ndaj të gjithë janë gati të bëjnë detyrën.

Fakti që e ardhmja varet mbi të gjitha nga ju, është një presion për t’u menaxhuar apo është më mirë të ndjekësh të tjerët?

Presioni është ai që duhet të jetë gjithmonë në një skuadër si Interi. Duhet përballuar në mënyrën e duhur, kuptoj që për një pjesë të madhe është hera e parë, por duhet të mendojmë për veten. Kemi arsyetuar gjithmonë kështu dhe do të vazhdojmë.

Si ndihen lojtarët negativë në këto ditë?

Handanoviç rezultoi menjëherë negativ, ishte ai që mundi të rinisë në mënyrë më të shpejtë. Vesino, gjithashtu është rikthyer prej tri ditësh për t’u stërvitur, është në formë të mirë edhe pse në këtë periudhë stafi ka punuar me ta nga shtëpia. De Vraj dje kreu stërvitjen e parë me ne. Jemi përpjekur t’i mbajmë në formë të mirë.

Si e rigjetët sensin pas parantezës me kombëtaren?

Ndihem shumë i lumtur për Stefanon sepse në nivel psikologjik fakti që është zhbllokuar ka qenë tepër i rëndësishëm. Kemi nevojë për të gjithë nga këtu e deri në përfundim dhe fakti që është zhbllokuar është pozitiv për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat