Lajme pozitive për Interin

Futboll

Lajme pozitive për Interin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:34
Lajme pozitive për Interin

Vazhdojnë lajmet pozitive për Interin. Tashmë në ekipin zikaltër nuk ka më asnjë lojtar të infektuar me Covid-19, pasi edhe Danilo D’Ambrosio ka rezultuar negativ në tamponin e fundit.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave, Antonio Contes iu rikthyen në ekip Samir Handanovic, Matias Vecino dhe Stefan De Vrij, të cilët rezultuan që të gjithë pozitivë. Shpërthimi i virusit në ekipin zikaltër detyroi autoritetet shëndetësore për ta shtyrë në një moment tjetër sfidën me Sassuolon.

Mbrëmjen e sotme kryesuesit e Serie A do të luajnë në transfertën e Bolognas, ku do të tentojnë ta vazhdojnë aty ku e lanë ritmin para pauzës së kombëtareve.

Nga katër lojtarët që ishin të infektuar, vetëm Handanovic e ka të sigurtë që do të luajë, por edhe De Vrij mund ta nisë sfidën si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat