E dimë të gjithë se kush është Harry Kane...

Futboll

E dimë të gjithë se kush është Harry Kane...

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:56
E dimë të gjithë se kush është Harry Kane...

Harry Kane është padyshim një ndër sulmuesit më të mirë në Botë.

Anglezi, i cili prej vitesh po shkëlqen me Tottenham nuk e ka patur aspak të lehtë në fillimet e tij.

Madje, Rafael Van der Vaart ka zbuluar se në kohën kur ai ishte pjesë e gjelave, Heurelio Gomes ishte tallur me Kane.

Holandezi u shpreh në një intervistë për “BBC” se Kane erdhi në stërvitje kur ishte 18 vjeç dhe në momëntin që e pa portieri i asaj kohe te Tottenham, Heurelio Gomes, kishte nisur të tallej me Kane, duke thënë se ai lojtar nuk do të ketë asnjë të ardhme.

“Më kujtohet mirë që ishim në stërvitje te Tottenham dhe Kane na u bashkua ekipit të parë në moshën 18 vjeç. Në atë kohë, Heurelio Gomes u shpreh për të se është një lojtar që nuk mund të bëjë asgjë. Tani e dimë të gjithë se kush është Harry Kane. Futbolli është i paparashikueshëm”, përfundoi holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat