Plani B i Barcelonës

Futboll

Plani B i Barcelonës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:33
Plani B i Barcelonës

Plani B i Barcelonës është Lautaro Martinez.

Nëse drejtuesit e klubit blaugrana nuk ia dalin mbanë për të bindur norvegjezin Erling Haaland atëherë krerët e klubit të famshëm katalanas do të shënjestrojnë sulmuesin e Interit Lautaro Martinez.

Për hir të së vërtetës kjo lloj zgjidhjeje nuk është se ka konsensus të plotë, por sidoqoftë në pamje të parë 23-vjeçari nga Bahia Blanca duket si një alternativë më e drejtë dhe shumë më e mundshme se sa ajo e bomberit të ri norvegjez.

Në kryesinë e klubit ka ende dyshime të mëdha nëse Lautaro Martinez do të jetë pikërisht futbollisti që do t’i japë Barcelonës vazhdimësinë e nevojshme në fazën sulmuese, por gjithsesi Lauti po përmirësohet gjithmonë e më tepër dhe përmbush shumë kritere për të veshur fanellën e Barcës.

Mbi të gjitha 23-vjecari argjentinas duket edhe një objektiv shumë më i lehtë, duke patur parasysh faktin që drejtuesit e Interit janë të shtrënguar për të shitur lojtarë, në merkaton e kësaj vere, natyrisht për të përmirësuar bilancet e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat