Skënderbeu lufton vetëm për mbijetesën në kampionat

Futboll

Skënderbeu lufton vetëm për mbijetesën në kampionat

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:31
Skënderbeu lufton vetëm për mbijetesën në kampionat

Pak vite më parë do të ishte me siguri një përballje titulli, rivalët kryesorë ishin Skënderbeu dhe Kukësi, e madje nuk ndodhte që Kukësi të ishte 12 pikë para, por ky është një klasifikim i lexuar keq, pasi ndryshimi i madh është se të dyja skuadrat shihnin para drejt majës, ndërsa tani shohin pas.

Bëhet fjalë për rivalë të mëdhenj të rënë nga vakti. Kukësi ka dalë nga çdo objektiv prestigjoz, i ka mbetur vetëm të evitojë një vend të tetë të turpshëm dhe që të çon në play out, nga i cili e ndajnë 7 pikë, Skënderbeu lufton vetëm për mbijetesën në kampionat, pavarësisht ecurisë së mirë që ka bërë në Kupë.

Në vendin e parafundit skuadra e Memellit gjithsesi ka fituar jo pak shpresë, në katër ndeshjet e fundit, 3 fitore, përfshirë atë ndaj Dinamos në Kupë, ndërsa e fundit ndaj Apolonisë i ka mundësuar parakalimin e skuadrës fierake në klasifikim.

Te Kukësi kura Josa nuk ka funksionuar, asnjë fitore në 7 ndeshjet e fundit, ecuri krejtësisht e papërligjur për një skuadër ku qartazi ambiciet, pretendimet dhe investimet nuk janë përligjur në fushën e blertë, Skënderbeu ndërkohë shkon në sfidën me rivalët e vjetër i karikuar në maksimum për një rezultat pozitiv që i afron me objektivin e qëndrimit në elitë. Përballen dy skuadrat me mbrojtjet ndër më të dobëta të kampionatit që në dy përballjet e fundit direkte kanë prodhuar plot 8 gola, 7 prej të cilëve të shënuar nga Kukësi, me Skënderbeun që këtë herë do të synojë të prishë trendin e fundit përballë rivalëve të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat