Drenica triumfon, largohet nga pozita e parafundit 

Futboll

Drenica triumfon, largohet nga pozita e parafundit 

Nga: K.G. Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:54
Drenica triumfon, largohet nga pozita e parafundit 

Drenica nga Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.

Humbje e rëndë për mitrovicasit dhe pikë të mëdha për drenicasit, që largohen nga pozita e parafundit.

Golat u shënuan nga Baton Zabërgja (27’) dhe Donald Rapo (70’).

Pas javës së 27-të, Trepça ‘89 është në vend të gjashtë me 32 pikë dhe ka dy më shumë se Drenica që renditet në pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat