Reprezentuesi i Kosovës shpërthen me dy gola në Rusi

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shpërthen me dy gola në Rusi

Nga: K.G. Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:29
Berisha

Anëtari i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka treguar lojë të madhe në Kampionatin e Rusisë.

Ai me ekipin e Akhmat Grozny kanë shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj Krasnodarit vendas. 

Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 37-të dhe i dha shkëlqim lojës.

Berisha shënoi në minutën e 51-të dhe të 68-tën. 

Golat i shënuan futbollistët Kharin (5'), Semenov (49'), Berisha (51' e 68'), Opnov (90+3').

Pas javës së 24-të, Krasnodar zë vendin e 10-të me 34 pikë dhe ka dy më shumë se Akhmat, që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat