Reali minus tre pikë nga lideri Atletico

Futboll

Reali minus tre pikë nga lideri Atletico

Nga: K.G. Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:04
Benzema

Real Madridi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. 

Madrilenët si vendas e mposhtën me rezultat 2:0 Eibarin, në takimin e javës së 29-të. 

Reali ka tre pikë me pak se lideri Atletico Madridi, por kjo e fundit ka një takim me pak të zhvilluar.

Asensio (41') e Benzema (73') shënuan për fitoren e Realit. 

Atletico kryeson renditjen me 66 pikë, ka tre më shumë se Reali dhe Eibar zë pozitën e 19-të me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat