Vllaznia dhe Partizani ndahen në “paqe”

Futboll

Vllaznia dhe Partizani ndahen në “paqe”

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:06
Vllaznia dhe Partizani ndahen në “paqe”

Mbyllet pa fitues në “Loro Boriçi”, supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit (0:0).

Një përballje tepër e luftuar mes 2 pretendentëve, që nuk prodhoi fitues, teksa në fund skuadrat u mjaftuan me vetëm 1 pikë.

Të kuqtë e Ilir Dajës ishin më superiorë në fragmentin e parë të ndeshjes, duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit me anë të Bitrit, por portieri Zogoviç, bëri mrekullinë.

Për sa i përket pjesës së dytë, loja ishte e ekuilibruar, ku mundësinë më të mirë e kishte Dilaver, por që nuk finalizoi me sukses. Me këtë barazim, Vllaznia u ngjit në kuotën e 46-të, ndërkohë që Partizani ka momentalisht 44 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat