Dramë në derbin e Torinos, Ronaldo shmang humbjen e Juves 

Futboll

Dramë në derbin e Torinos, Ronaldo shmang humbjen e Juves 

Nga: K.Goca Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:56
Torino

Juventusi barazon (2:2) në derbin të qytetit, me Torinon.

Kampioni në fuqi, Juventusi, të parët avancuan me golin e Chiesas në minutën e 13-të. 

Torino në cilësinë e vendasve, me një lojë të mirë përmbysen rezultatin e Juves. 

Futbollisti Antonio Sanabria në minutën e 27-të dhe në atë të 46-tën, shënoi dy gola për epërsinë 2:1 të Torinos.

Në minutën e 81-të, Ronaldo shmang humbjen e Juves, duke barazuar rezultatin 2:2.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit standard dhe i gëzohet kësaj pike të madhe të Torinos.  

Pas javës së 29-të në Serie A, Juventusi është në vend të pestë me 56 pikë dhe pothuajse i dorëzuar për kreun e tabelës dhe Torino renditet i 17-ti me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat