Flick në qiell të shtatë

Futboll

Flick në qiell të shtatë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:01
Flick në qiell të shtatë

Bayern mori një fitore titulli pasditen e sotme në fushën e rivalit direkt, Leipzigut, me shifrat 0-1. Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick foli për mediat.

Gjermani u shfaq shumë i lumtur dhe këtë gjë nuk e fshehu. Flick deklaroi se Leipzig është një kundërshtar shumë i vështirë, por mentaliteti që ka Bayern Munchen është thjesht i pabesueshëm sipas tij.

“Leipzig ka treguar në ndeshjen e sotme se përse është kaq lart në tabelën e Bundesligës. 20 minutat e para nuk e nisëm mirë ndeshjen, por më pas dominuam dhe gjetëm edhe golin me Goretzkën.

Në pjesën e dytë Leipzig shtyu shumë përpara dhe na vuri në vështirësi. Vuajtëm pak, por mentaliteti që ne kemi është vërtet i pabesueshëm”, përfundoi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat