Pirlo: Vetë po i komplikojmë ndeshjet, gabimet individuale janë bërë të shumta

Futboll

Pirlo: Vetë po i komplikojmë ndeshjet, gabimet individuale janë bërë të shumta

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:51
Andrea Pirlo

Juventusi ka vazhduar të gabojë në kampionat duke mbetur para në luftë për titull.

Bardhezinjtë barazuan 2-2 në derbi ndaj Torinos, një rezultat që i mban në pozitën e katërt.

Pas ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo u shpreh për mediat se skuadra e tij i komplikon vetë ndeshjet dhe gabimet individuale janë bërë të shpeshta në sfidat e fundit.

“Fatkeqësisht, ne i komplikojmë ndeshjet vetë. E nisëm mirë, duke kaluar në avantazh, por më pas u barazuam”.

“Menduam se mund të bënim një lojë tjetër në pjesën dhe në vend të kësaj pësuam gol e loja u bë e vështirë”.

“Bëjmë gabime që po ndodhin pak shpesh, humbasim përqendrimin në disa raste”.

“Duhet të përmirësohemi dhe të kuptojmë se nuk mund të tolerojmë për asnjë sekondë. Gjithmonë kur bën gabime, duhet të paguash”, deklaroi ia pas ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat