Milani pas talentit të Rubin Kazanit

Futboll

Milani pas talentit të Rubin Kazanit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

AC Milan ka filluar të ndjekë objektivat e tyre për verën.

Njëri nga ta, sipas “Calciomercato” është talenti i skuadrës Rubin Kazan, Khvicha Kvaratskhelia.

20 vjeçari ka shkëlqyer në kampionatin rus, ku gjithsej ka 48 paraqitje dhe shtatë gola.

Kvaratskhelia luan pozitën e anësorit dhe cilësohet si njëri nga talentët më të mirë në ligën ruse.

Drejtori sportive i Milanit, Polo Maldini është në krye të projektit që involvon talentin gjeorgjan.

Maldini si duket ka folur me Khaladzen i cili i ka preferuar të riun italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat