Oyarzabal pas triumfit në Copa del Rey: Situata është e keqe, por do të festojmë me tifozët kur të mundemi

Futboll

Oyarzabal pas triumfit në Copa del Rey: Situata është e keqe, por do të festojmë me tifozët kur të mundemi

Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:57
Mikel Oyarzabal

Real Socieadad ka triumfuar në Copa del Rey ndaj Athletic Bilbao.

Mikel Oyarzabal shënoi nga penaltia në min (63′), gol që i mundësoi Real Sociedadit të fitojë Copa del Rey.

Pas ndeshjes, spanjolli ishte tejet i emocionuar për fitoren, ai i dedikoi fitoren të gjithë tifozëve dhe familjarëve të tij.

Oyarzabal u shpreh i zhgënjyer që nuk mund ta shijojnë momentin me tifozët.

“Është një ditë e veçantë, një që të kujton shumë njerëz”, tha ai.

“Kjo fitore është për familjen time dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë aty për mua”, tha Oyarzabal.

“Situata është e keqe tani, por do të festojmë me tifozët kur të mundemi”, përfundoi Mikel Oyarzabal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat