Conte pas fitores me Bolognën: Ende s’kemi arritur asgjë, fitoret vlejnë më shumë tani

Futboll

Conte pas fitores me Bolognën: Ende s’kemi arritur asgjë, fitoret vlejnë më shumë tani

Më: 4 prill 2021 Në ora: 00:14
Conte pas fitores me Bolognën: Ende s’kemi arritur asgjë, fitoret vlejnë më shumë tani

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme 0-1 në transfertën e Bolognës dhe tashmë e shikon veten +8 pikë nga Milani i vendit të dytë, por me një ndeshje më pak. Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur për triumfin, por kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi këmbëngul se ende nuk kanë arritur asgjë.

“Po i afrohemi fundit të kampionatit dhe çdo fitore tashmë vlen më shumë.

Të fitosh në Bologna kundër një ekipi që luan futboll të mirë është një hap shumë i rëndësishëm për ne.

Nuk ishte e lehtë për ne që të luanim pas të gjithë kundërshtarëve tonë sidomos pas ndeshjeve të kombëtareve, por lojtarët e mi reaguan shumë mirë. Në fund i thashë djemve se ritmi jonë duhet të vazhdojë dhe me Sassuolon të mërkutën”, deklaroi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat