Liverpool merr lajmin e madh, “injeksion” ekonomik prej 638 milionë euro

Futboll

Liverpool merr lajmin e madh, “injeksion” ekonomik prej 638 milionë euro

Më: 4 prill 2021 Në ora: 06:52
Liverpool

Këto nuk janë kohë të mira për Liverpool, as në planin sportiv dhe as ekonomik. Në aspektin e parë, “Reds” zënë vendin e shtatë në Premier League. Mundësia reale është që të mos kualifikohen në Champions për edicionin e ardhshëm.

Në aspektin e dytë, ekonomik, ekipi ka pësuar një humbje të të ardhurave prej 141 milionë euro gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë së shpejti, të paktën financiarisht. Pronarët e klubit do të marrin një “injeksion” prej 638 milionë euro nga “RedBird Capital Partners”. Kjo pritet ta lejojë klubin të shkojë përpara, me planet për të zgjeruar markën dhe për të siguruar stabilitetin financiar.

“Me sa di unë, ky injeksion financiar na jep qëndrueshmëri në ato që kemi arritur deri më tani. Ky është një lajm i mirë”, – thotë Jürgen Klopp. Trajneri gjerman ka parë se si për dy vite, ekipi është përforcuar me vështirësi, pasi shpenzimet duhet të rregullohen sipas rregullave të “fair play financiar”. Vlera e biznesit të FSG, e cila gjithashtu zotëron “Boston Red Sox” dhe fitoi kontrollin e plotë të Liverpool më 2010, qëndron në 7.35 miliardë dollarë (6.22 miliardë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat