Cisse: Mbappe? Fjalët e tij nuk kanë kuptim. Duhet të bëjë si Henry…

Futboll

Cisse: Mbappe? Fjalët e tij nuk kanë kuptim. Duhet të bëjë si Henry…

Më: 4 prill 2021 Në ora: 06:55
Kylian Mbappe

Fjalët e Kylian Mbappe ka trazuar ujërat në shtëpinë e PSG.

Sulmuesi francez ka hedhur dyshime mbi të ardhmen ne tij dhe ka folur për kritikat e shumta që i bëhen shpesh nga shtypi francez. Njëkohësisht, Kylian ka thënë se kërkon të përmirësohet duke e krahasuar veten më Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Fjalë këto që nuk janë kuptuar nga Djibril Cisse, i cili e ka kritikuar hapur yllin e ri të Francës.

“Sa herë që futem në fushë i them vetes se jam më i miri, por po luaj në fusha ku kanë qenë Messi dhe Cristiano Ronaldo. Po flasim për lojtarët më të mirë që kanë bërë miliarda gjëra më shumë se unë. Por, në mendjen time, unë them se jam më i mirë. Vetëm kështu nuk i vë vetes limite dhe kërkon të jap më të mirën”.

Kanë qenë këto deklaratat e Mbappe për RMC, që nuk janë kuptuar nga Djibril Cisse, i cili ka thënë për L’Equipe TV:

“Fakti që mendon se nuk është akoma i mirë sa Messi dhe Ronaldo, por njëkohësisht thotë se bind veten se është më bezdis sepse nuk ka kuptim. Është më mirë të mos thuhet në këtë rast”.

“Një këshillë për të? Besoj se nuk duhet të përqendrohet tek ajo që mendojnë të tjerët thonë për të dhe kritikat. E bënin edhe me Thierry Henry, megjithatë kjo nuk ka ndaluar të buzëqeshë pas një goli. Ai u është përgjigjur gazetarëve me gola dhe të njëjtën gjë që duhet të bëjë Mbappe. Gjithsesi, Mbappe është një kampion dhe një lojtar i madh dhe kjo sjell edhe probleme të mëdha…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat