Dy super derbi sot në Superligë, vëmendja në Suharekë

Futboll

Dy super derbi sot në Superligë, vëmendja në Suharekë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.

Patjetër që vëmendja është te derbi i dy ekipeve që po luftojnë për titullin e kampionit, Ballkanit dhe Prishtinës.

Aktualisht Ballkani ka 55 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Drita që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Prishtina gjendet e treta me 51 sosh.

Ndeshja tjetër derbi është ajo mes Feronikelit dhe Llapit që luhet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të dy ekipet nuk kanë gjasa më për titull, por do të përpiqen ta sigurojnë sa më parë mbijetesën.

Kujtojmë se të dyja këto përballje nisin me fillim nga ora 15:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat