Beteja për titullin

Futboll

Beteja për titullin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:13
Beteja për titullin

Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në derbin me Torinon, duke i shuar përfundimisht shanset për titullin kampion. Këtë fakt e pranon edhe Giorgio Chiellini, i cili deklaron se duhet të luftojnë deri në fund për një vend që të dërgon në Champions League.

“Ne bëmë disa gabime që nuk mund të lejohen në këto nivele. Të vjen inat sepse ne e kishim ndeshjen në dorë, krijuam shumë shanse, por nuk rrezikuam shumë. Tashmë nuk na mbetet asgjë tjetër, por të marrim maksimumin nga sfidat e mbetura”, deklaron italiani.

“Le të shmangim spekulimet dhe të punojmë ditë pas dite, pasi na pret një ndeshje e madhe të mërkurën me Napolin.

Duhet të japim gjithçka për të arritur objektivin tonë, që është një vend në Champions League. Gjithashtu, kemi edhe finalen e Kupës së Italisë për të luajtur”, përfundon Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat