Shtëpia e Messit është Barcelona dhe Argjentina

Futboll

Shtëpia e Messit është Barcelona dhe Argjentina

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:48
Shtëpia e Messit është Barcelona dhe Argjentina

Leo Messit i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit dhe qëndrimi i tij është në dyshim të madh.

Por nuk ndodh kështu për ish-skautin e Barcelonës, Andre Cury, i cili ka qenë për shumë kohë pranë Messit dhe njeh atmosferën e klubit.

“Jam i sigurt se Leo do të qëndrojë te Barcelona. Ai do jetë i lumtur sërish dhe do ketë një ekip të mirë dhe konkurrues, që do luajë bukur. Në një ose dy vite Messi do kthehet të ketë numri një në botë.

Shtëpia e Messit është Barcelona dhe Argjentina, Ai luan me të gjitha forcat e tij në kombëtare dhe Barcelonë gjithashtu. Ajo që e shqetësoi atë ishte se ai dëshironte ekip konkurrues. E vërteta është se ish-presidenti Bartomeu i tha se ata do e bënin atë, por bënë diçka tjetër.

Leo u la jashtë kësaj çështje. E di historinë e Leo Messit te Barcelona. Ai kishte marrëdhënie shumë të mirë me Laportan dhe tani është kthyer. Tani po ndodhin shumë gjëra pozitive”, u shpreh Cury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat