Juventus është në probleme

Futboll

Juventus është në probleme

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:23

Juventus është në probleme me formën e tyre në Serie A.

Juventusi u nda baras në “Derby della Mole” ku ishte në disavantazh por goli i Cristiano Ronaldos i shpëtoi “Bianconerët” nga disfata.

Sipas “Tuttosport”, dëshira e Cristiano Ronaldos është të qëndrojë në Allianz Stadium.

Por, mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të mund të linte portugezin pa zgjidhje përpos të largohej nga Torino në vitin e fundit të kontratës.

Sipas artikullit, Ronaldo dëshiron qëndrimin dhe është i gatshëm të luftojë për ta bërë këtë objektiv realitet, por as largimi i tij nuk përjashtohet nëse nuk arrihet kjo gjë, transmeton lajmi.

Juventusi qëndron në vendin e katërt me 56 pikë, aq sa Napoli dhe tani caku kryesor për Juven është një vend në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat