Shifra për titull, Interi arrin rekordin e veçantë

Futboll

Shifra për titull, Interi arrin rekordin e veçantë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:58
Shifra për titull, Interi arrin rekordin e veçantë. Nuk ndodhte prej… 14 vitesh

Shifra për titull, Interi arrin rekordin e veçantë. Nuk ndodhte prej… 14 vitesh!

Antonio Konte barazon rekordin e Roberto Mançinit kur ishte në drejtimin e zikaltërve. Interi mbrëmjen e djeshme në fitoren ndaj Bolonjës me shifrat minimale 0-1 falë golit të Romelu Lukakut, ka arritur një statistikë të veçantë.

Sipas faqes të statistikave “OPTA Paolo”, Interi nuk fitonte 9 ndeshje rradhazi në kampionat që në vitin 2007.

Gjatë atij sezoni skuadra zikaltër theu rekordin unik në Serinë A italiane, ku brenda një faze të korrë 17 suksese rradhazi.

Interi i Antonio Kontes i sheh ndjekësit shumë larg teksa edhe pse me një ndeshje më pak skuadra zikaltër renditet e para në +8 nga Milani i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat