Hija e Alegrit

Futboll

Hija e Alegrit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:50
Hija e Alegrit

Juventus nuk po ia del në këtë sezon të krijojë një ecuri pozitive rezultatesh duke e bërë të duket si ekipi më i keq i këtyre 10 viteve të fundit, ku ka dominuar në kampionat, por edhe ka bërë mirë në Ligën e Kampionëve.

Ndaj, duke pasur statistikat kundra, trajneri Andrea Pirlo është gjatë gjithë kohës në rrezik dhe ai që e rrezikon më shumë është ish-trajneri i tij, Masimiliano Alegri.

Kjo sepse presidenti Andrea Anjeli është ende nostalgjik për kohën kur bardhezinjtë i drejtonte “Konti Maks”, ndaj në mediat italiane së fundmi ka pasur zëra se ai e ka ndjekur ndeshjen e fundit të Juventus ndaj Torinos bashkë me Alegrin.

Kështu, një ribashkim është gjithnjë e më i mundshëm dhe Pirlo do të ketë edhe një mundësi në sfidën ndaj Napolit, e cila nëse humbet atëherë do të ketë një shkarkim të paevitueshëm pasi Juventus do të rrezikonte seriozisht kualifikimin në Champions League. Një skenar që duhet shmangur me patjetër, duke ditur ndikimin në bilancin ekonomik të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat